Qytetarët: "Myk", "qumësht serbie", "Lufra" niset ti kthejë përgjigje Braçes, por i del situata nga kontrolli

Kompania e qumeshtit dhe produkteve te bulmetit, Lufra eshte nisur diten e sotme per te reaguar ndaj akuzave te fermereve dhe te deputetit Erion Brace, por i ka dale situata nga kontrolli. Postimi i kompanise ne faqen zyrtare ku reagohet per akuzat e fermereve, ka marre nje "lume" komentesh negative nga qytetare te shumte.
Ata jane ankuar per aspekte te ndryshme te aktivitetit te kesaj kompanie, duke nisur nga cilesia, siguria por edhe lenda e pare.
"Ju boft mir qumshti pluhur tgjitheve konsumatorve..nuk jeni vetem ju te lufres por pa perjashtim edhe firmat tjera si erzeni mireli etj etj..kshu qe dilni sa te doni me deklarata por realiteti esht krejt ndryshe", shkruan nje qytetar.
Nje tjeter qytetar komenton: po si nuk ju vjen turp mo qe talleni me fshataret e shkret i detyruat qe ti eliminojn bagetit me manovrat qe beni her duke ju ul cmimin her duke ja nxjer me probleme her gjoja yndyrat e ulta si e si ti zhvasni e ktu ne market na e servirni 4 fish me shtrenjt.. tani na beni sikur ju hapet barku per konsumatorin po kur kishit kriz per qumesht pse nuk pyesnit ju as nuk e shikonit ca ishte tani qe keni gjet burimin tallni menderen
"Pse stregoni sa lek jepni te AKU per analizat e produkteve qe ju dalin me qumesht pluhur dhe vaj palme .Aty e nxirrni analizen si tju intresoj juve", shkruan nje tjeter qytetar.
Nje tjeter qytetar shkruan:
Një kureshtje kam:
Si ia dilni ju të LUFRA-s të përballoni 20% TVSH mbi xhiron për produktet që si lëndë të parë kanë qumështin, të cilin e blini me autofaturë nga blegtorët me status fermeri, blerje nga të cilat nuk kreditoni TVSH?
Ulni çmimin e blerjes te fermerët, apo e rrisni çmimin e shitjes te konsumatorët?
Sepse TVSH-në përtej vlerës se shtuar i bie ta paguani nga xhepi!!??
Lufra i pergjigjet: Pershendetje i nderuar, pyetja eshte shume e drejte. Pjesen me te madhe te qumeshtit (ne sasi) ne e blejme nga fermat qe jane subjekt tvsh te cilat na e faturojne qumeshtin bashke me tvsh (te zbritshme).
Pjesen tjeter e blejme me cmim neto dhe sipas udhezimit te ligjit nuk e shtojme vleren e tvsh. Por koston dhe marzhet tona i llogarisim gjithmone me cmimet neto, sic kerkojne parimet e kontabilitetit. Patjeter qe shtremberimi i parimit te tvsh qe permendni kthehet ne kosto per te gjithe zinxhirin qe nga fermeri, ne si perpunues dhe deri te konsumatori.
Qytetari shkruan serish: Po, e kuptova. Të diktuar në mënyrë arbitrare nga shteti, ju i merrni për llogari të Tij, nga pak të gjiththë zinxhirit. Atë po thonë fermerët e vegjël, atë që sa po ma konfirmuat, që nuk i merrni më qumshtin. Dhe për mua jeni neë të drejtën tuaj por, duhet të thoni këtë punën e TVSH-së që shteti e merr në menyrë arbitrare…..
Nje tjeter denoncues shkruan:
Ju nuk doni qumesht fermeri se bini pislleqet nga Serbija fermerin e doni konsumator i shkaterruat fermeret dhe po helmoni kte popull me pislleqet qe bini nga Serbia mere 1 liter qumesh nga fermeri sa dit rezston pa u prishur dhe mer 1 lter nga firmat qumshi i firmave nuk prishet edhe ne djell me 40 grad tju rroi shteti i korruptuar.
Ndersa nje qytetar te cilit kompania ende nuk i ka kthyer pergjigje, flet per produkte te mykura ne markete nga prodhimet e kompanise Lufra:
Nuk mund te them ne jeni me te miret sepse sjam ekspert.Por personalisht kam pasur nje rast jo te mire me ju.Ne nje supermarket ne Tr bleva nje dhalle me karton pasi pi gllenken e pare verej qe pjesa brenda grykes se kartonit ishte e mykur.Ja tregova aty ku e mora por asnje reagim.Ju kam shkruar ju dhe me thate ta dergoj me foto si kartonin dhe numrin e lotit.Dhe pergjigja juaj ishte qe produkti nuk eshte i skaduar dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi.Ju me pak fjale ju intereson vetem te shisni produktin.Pastaj si mirëmbahet dhe ne cfare kushteshtesh shitet asnje pergjegjesi- shkruan ai.

Kompania ne fjale reagoi ndaj denoncimit publik te bere diten e djeshme nga Erion Brace i cili pervec videos, shkruante:
KRIZA E QUMESHTIT PO i MBIVENDOSET HALLEVE TE BLEGTOREVE NE #MYZEQE!
Kam marre disa mesazhe dhe dje ne mbremje nje telefonate nga nje grup BLEGTORESH nga e gjithe zona prodhuese BUBULLIME-ALLKAJ, me gjase edhe me gjere, me nje shqetesim:
NUK KEMI KU COJME QUMESHTIN!!
FABRIKAT NUK PO NA i MARRIN!
Sic blegtoret thone, arsyeja qe u tregohet eshte “QUMESHTI ME PERMBAJTJE AFLATOKSINE”!
Dakord, kujdes i shtuar per sigurine ushqimore!
Por ne kete pike kam nje pyetje:
Kur qumeshti i blegtoreve ne kete zone eshte me aflatoksine, me cfare qumeshti po prodhojne fabrikat se Shqiperia e gjitha nen lageshtire ka prej dy tre javesh dhe blegtoret nuk kane blere te gjithe nga ai misri serb me aflatosksine?!
He si thoni, me cfare po punojne FABRIKAT?!
Me gjase kane gjetur leng diku gjetke; me gjase ne importer e FAVORIZUARA EDHE NGA TVSH, EDHE NGA KURSI i MONEDHES QE i BEN EDHE ME TE LIRA!
Por ajo qe dhemb me shume, lidhet me kete operacionin e famshem te ketij drejtorit te tatimeve kunder informalitetit per te rritur sigurine ushqimore!!!!; thuajse ka shkaterruar segmentin e mesem te tregut-BAXHOT, te cilat ishin alternativa mes blegtorit e fabrikave, instrument jetik per te mbrojtur edhe CMIMIN qe po shkon perposhte!
Tani kemi nje treg vec me BLEGTORE e FABRIKE, keshtu e kermua. Fabrikat ne SAMITIN E CERRIKUT dhe ja pasoja!
Nje prodhues i pergjegjshem, vecanerisht ne kushtet e renies pa kthim te numrit te bagetive, prodhimit te qumeshtit prej tyre, NUK DO i BRAKTISTE BLEGTORET KESHTU!
Dhe ky eshte turp i perbashket!
VO: ka disa qe me shkruajne e me thone “cdo ti me Lushnjen, ti je ne Tirane tani, merru me Tiranen”; po merrem me ushqimin tuaj ne fakt, ketu ne Tirane; nderkohe ata atje ne Lushnje, Divjake, Libofshe, Kucove, Dimal jane njerezit e mi; me bene nderin e jetes kur me dhane punen qe bej edhe sot!


