Qindra doza kanabisi, e pësojnë dy të rinjtë në Lezhë, u kapën teksa…

Aktualitet

Qindra doza kanabisi, e pësojnë dy të rinjtë në

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Lezhë për prodhim e shitje droge. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, Martin Përvathi e Amarildo Gjergji u kapën teksa udhëtonin me makinë në qytet. Përpos sasisë së kanabisit në automjet, janë gjetur qindra doza në banesat e tyre. Janë proceduar në gjendje të lirë edhe babai i njërit e bashkëjetuesja e tjetrit.

“Finalizohet pas një hetimi disajavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.

Gjatë operacionit u sekuestruan qindra doza kanabisi gati për shitje, 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. P., 29 vjeç dhe A. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në qytetin e Lezhës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve procedurale janë ushtruar kontrolle në banesën e shtetasit M. P., ku u gjetën 323 doza kanabisi, dhe në banesën e shtetasit A. Gj., ku u gjetën 18 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 


Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit P. P., 60 vjeç (babai i shtetasit M. P.) dhe A. Gj., 24 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit A. Gj.). Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. Gj., 66 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi iu gjetën në banesë, një armë gjahu dhe municion luftarak, që i mbante pa leje;  D. F., 36 vjeç, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale”, pasi iu gjetën në banesë, 5050 euro dhe 513 000 lekë të rinj”, njofton Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion