Temperaturat ekstreme, qeveria propozon uljen e orarit të punës për administratën

Aktualitet

Temperaturat ekstreme, qeveria propozon uljen e orarit të punës

Ashtu si Kosova, edhe vendi ynë mesa duket po merr masa për të ulur orarin e punonjësve në administratën publike për shkak të temperaturave ekstreme.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi do të miratohet nesër gjatë mbledhjes së qeverisë. Në bazë të propozimit orari i rishikuar do të jetë nga ora 9.30 deri në orën 15.30, ndërsa ditën e premte nga ora 9.00 deri në orën 13.00.

Orari i ri për administratën publike pritet të vlejë përgjatë javëve të muajit korrik, por është lënë e hapur mundesia që të vlejë edhe për muajin gusht.

Shqipëria po përballet prej ditësh nga temperatura tepër të larta që shkojnë edhe mbi 40 gradë C.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion