Qeveria miraton 300 kuota për kredi të buta me interes zero për administratën publike, Ibrahimaj jep detaje

Në mbledhjen e zhvilluar sot nga qeveria, një nga vendimet e marra ishte edhe miratimi i 300 kuotave për kredi të buta në mbështetje të punonjësve të administratës publike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
“Morëm vendim për administratën publike, miratuam kuotat e rreth 300 kredive të buta me normë interesi zero. Policia e Shtetit, ajo e burgjeve, arsimtarëve, mjekëve dhe ushtarakëve, që do të kenë nga 70 kuota. Miratuam dy ligje që vlejnë për rrugëtimin në BE.
Kemi miratuar projektligjin për emëtuesit e titujve, i përafruar me direktivat europiane. Me Ministrinë e Arsimit kemi miratuar një projekt vendim për rritjen e masave të bursave për shkollat profesionale si dhe për ushqimin në shkolla”, u shpreh Ministrja.


