Qerret, parashutisti humb kontrollin dhe bie në det, shpëtohet nga pushuesit
Lajmifundit
/
31 July 2021, 20:38
Aktualitet

Një shtetas i cili fluturonte me parashutë mbi plazhin e Qerretit ka rënë aksidentalisht në det pasditen e sotme duke rrezikuar mbytjen.
Fatmirësisht kanë qenë pushuesit në bregdet të cilët e kanë ndihmuar dhe e kanë nxjerrë nga uji duke evituar një ngjarje të rëndë.
Nga ana e policisë nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.


