Qëlluan me armë zjarri në ditëlindjen e shefes, policët lezhjanë rikthehen në detyrë

Janë rikthyer ne detyre 4 punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, te cilet ishin pezulluar pak dite me pare, pasi qëlluan me armë zjarri, duke festuar ditelidjen e shefes se tyre.
Sipas burimeve inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. janë larguar nga forcat “Shqiponja”, duke u transferuar ne komisariatet e policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
Ata do te qendrojne ne detyre deri ne pune deri ne përfundim te hetimeve nga prokuroria e Lezhës.
Gjithashtu edhe strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimi penal per këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”. 4 policet u shfaqen ne nje video, duke festuar ditëlindjen e shefes se tyre ne orarin e punes madje duke qelluar dhe me arme zjarri.


