Qëlluan me armë 51-vjeçarin pas sherrit për xhirimin e gomave, në kërkim dy adoleshentët! Ja gjendja e të plagosurit

Aktualitet

Qëlluan me armë 51-vjeçarin pas sherrit për xhirimin e

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy 18-vjeçarët që qëlluar me armë zjarri ndaj 51-vjeçarit Marketin Marku, pas një sherri mes tyre për xhirimin e gomave.

Blutë shpallën në kërkim të rinjtë Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras të Kurbinit.

Ata dyshohet se kanë plagosur 51-vjeçarin me armë zjarri në dorë për motive të dobëta, në rrugë, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e Oligert Ndrecës, dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. I plagosuri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.

Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion