Qëlloi në drejtim të një barberhaneje në Fier, kush është i riu që ngriti në këmbë policinë

Aktualitet

Qëlloi në drejtim të një barberhaneje në Fier, kush

Të shtëna me armë në drejtim të një berberhaneje janë regjistruar këtë pasdite në Fier. Mësohet se personi që ka qëlluar është Geraldo Mahmuti, i shpallur në kërkim.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion