Qarkullonte me pistoletë nëpër qytet, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Qarkullonte me pistoletë nëpër qytet, arrestohet

Një 21-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur në flagrancë teksa qarkullonte më pistoletë në brez nëpër qytet.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me pistoletë në brez, në qytet, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kanë goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në qytet, është organizuar puna për kapjen e tij. Në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë lokalizuan shtetasin e dyshuar E. M. dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, i gjetën në brez, një armë zjarri (pistoletë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion