Qarkullonte i armatosur në qytet, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Aktualitet

Qarkullonte i armatosur në qytet, arrestohet 32-vjeçari në

Policia e Shtetit, ka vijuar kontrollet në Kavajë për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, duke finalizuar operacionin e koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë lokalizuar dhe arrestuar një 32-vjeçar.

Shtetasi F. Rr., banues në Kavajë, u kap në lagjen nr. 2 të qytetit, teksa lëvizte në këmbë. Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion