“Punojmë e rrojmë kot”, vaji i ullirit në Mallakastër mbetet stok, kultivuesit: Do t’i presim pemët

Aktualitet

“Punojmë e rrojmë kot”, vaji i ullirit në

Kultivuesit e ullinjve në fshatrat e Mallakastrës ngrenë shqetësimin se sasi të mëdha të vajit të ullirit iu kanë mbetur pa shitur.

Ndonëse ullinjtë e Mallakastrës janë shekullorë dhe vaji i tyre është i cilësisë së lartë, kultivuesit thonë se mungesa e tregut për shitjen e vajit i ka vënë përballë vështirësive ekonomike.

Kultivuesit thonë se prodhimi është tepër i bollshëm, ndaj është e nevojshme që në këtë zonë të ketë pika grumbullimi për ullinjtë, duke kërkuar nga shteti krijimin e një marke që mund t’iu hapë udhë për eksportimin e ullinjve apo vajit të prodhuar prej tyre.

Kultivuesit e ullinjve në Mallakastër thonë se kostot për ta janë tepër të larta, duke filluar nga kujdesi fillestar deri te procesi i përpunimit në fabrikë, ndërsa shpesh janë detyruar që ta shesin prodhimin nën kosto.

Të indinjuar ata thonë se do ta braktisin kultivimin e ullinjve, pasi nga viti në vit po dalin me humbje./ Balkanweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion