Punimet në hyrjen e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Përmirsim i infrastrukturës dhe rrijen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve

Aktualitet

Punimet në hyrjen e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Përmirsim i

Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës në zonën e Bahçallëkut po vijojnë, në një nga nyjet kryesore të hyrje-daljes së qytetit.

Ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Nga kantieri i punimeve kryeministri Edi Rama bëri edhe një përditësim mbi ecurinë e projektit.

“Vijojnë punimet në një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës. Një ndërhyrje e rëndësishme që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët”, thuhet në postim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion