Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia tek Kodra e Diellit, arrestohet administratori i firmës

Aktualitet

Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia tek Kodra e Diellit,

Një ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës ku humbi jetën punëtori i kantierit ndërtimit, pasi ra nga lartësia tek Kodra e Diellit, policia ka vënë  në pranga administratorin e firmës, shtetasin Sh.B, 50-vjeç. Gjithashtu, janë arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale

“Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: - Xh. D., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj;

- A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një përforcues grushti. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga; - A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion