Punëtori bie nga kati i katërt i ndërtesës në Tiranë, humb jetën në vend

Aktualitet

Punëtori bie nga kati i katërt i ndërtesës në

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, Tiranë.

Në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT