“Pse më bullizojnë mua?”, detajet nga hetimet, pse u vetëvar 17-vjeçarja në Gjirokastër

Aktualitet

“Pse më bullizojnë mua?”, detajet nga hetimet, pse u

Janë me dhjetëra persona që do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur 5 ditë më parë në Gjirokastër, ku një vajzë i dha fund jetës.

Gjetja e disa shënimeve të saj, në një letër dhe në një ditar të mbajtur në telefonin e saj personal, ka shtyrë prokurorinë e Gjirokastrës jo vetëm të regjistrojë procedim penal, por edhe të listojë një numër shumë të madh personash që do të merren në pyetje në lidhje me rrethanat që çuan 17- vjeçaren drejt aktit ekstrem të vetëflijimit.

 Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor, bëhet me dije se përveç një morie nxënësish, mësuesish, e punonjësve të ndryshëm që kanë lidhje me arsimin në Gjirokastër, persona që do të merren në pyetje janë edhe njerëz të afërt të vajzës, kryesisht shoqet dhe familjarët e saj.

Prokuroria saktëson se deri më tani, një numër i lartë dëshmish janë mbledhur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), duke përfshirë stafin pedagogjik, drejtuesit e gjimnazit “Siri Shapllo”, përfaqësues të Zyrës Arsimore dhe nxënës të shkollës. Prokuroria

ka ngritur një akuzë për humbje jete, por ende nuk ka përcaktuar arsyet dhe përgjegjësitë e mundshme. Fakti i konfirmuar deri më tani është se adoleshentja ka ndërruar jetë në banesën e saj dhe jo brenda ambienteve të shkollës. Deri në këtë moment, pranë Komisariatit të Policisë nuk është dorëzuar asnjë denoncim nga prindërit e vajzës.

Pavarësisht kësaj, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në vendimin fatal të adoleshentes. Ngjarja e rëndë tronditi Gjirokastrën pasditen e 10 shkurtit, ku 17-vjeçarja u gjet e vetëvarur në banesën e saj. Familjarët e zbuluan aktin tragjik disa orë më vonë, ndërsa ishte i ati ai që e konstatoi dhe njoftoi urgjencën. Adoleshentja ka lënë pas një letër me disa shënime që kanë thelluar edhe më shumë tronditjen e familjes si dhe kanë ngjallur dyshime të arsyeshm tk organet kompetente të hetimit.

 

ME TE LEXUARAT