Pse e gënjejmë sot? Sekreti i 1 Prillit që festohet në gjithë botën
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 18:20
Aktualitet
Sot shënohet Dita e Gënjeshtrave, e njohur gjithashtu si “Dita e Budallenjve”, ku njerëzit bëjnë shakara dhe gënjeshtra të lehta, kryesisht pa pasoja.
Origjina e kësaj dite nuk është krejt e qartë, por besohet se ka ekzistuar prej shekujsh. Në Britaninë e Madhe, ajo festohej të paktën që në shekullin XIX, fillimisht nga fëmijët dhe më pas u përhap edhe te të rriturit.
Në Shqipëri njihet si “Dita e Gënjeshtrave” dhe përdoret për të nxjerrë në pah kreativitetin dhe humorin e përditshëm.


