Protesta për tokat! Vazhdon kundërshtimi i banorëve në Rrjoll për ndërtimin e resortit: Nuk tërhiqemi

Aktualitet

Protesta për tokat! Vazhdon kundërshtimi i banorëve në

Edhe këtë të shtunë banorët e Rrjollit dolën në protestë kundër resortit që po ndërtohet në zonë.

Banorët thonë se punimet do të ndërpriten çdo ditë.

“Çfarë kemi mbetur këtu jemi, çfarë do të vijë do e shohim. Do të jetë një protestë që nuk do të mbyllet as sot as pas një muaji, i bëjmë thirrje shtetit t’i vërë këto letra në dukje”- shprehen protestuesit.

Edhe në ditën e gjashtë punimet u ndërprenë përkohësisht, teksa banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar punimet.

Deri tani është hapur rruga drejt kantierit të ndërtimit, ndërsa vendasit thonë se në momentin që do të preket zona e plazhit dhe pylli, atëherë protestat do të jenë më të ashpra.

 

 

ME TE LEXUARAT