Protesta para Kuvendit, Avokati i Popullit: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve

Aktualitet

Protesta para Kuvendit, Avokati i Popullit: Po verifikojmë gjendjen

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje të lartë zhvillimet e protestës së sotme, duke pasur ekipe të dedikuara në terren, në spitalet ku po trajtohen të lënduarit, si dhe në komisariatet e policisë.

Sipas njoftimit të Institucioni i Avokatit të Popullit bëhet e ditur se ekipet e Avokatit të Popullit po verifikojnë në terren gjendjen shëndetësore të çdo të lënduari – qoftë qytetar apo efektiv policie.

“Në spital, ekipi ynë po verifikon gjendjen e çdo të lënduari, qytetar apo polic, dhe po garanton të drejtën e secilit për ndihmë të plotë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit, ndërsa shton se në komisariate “ekipi ynë po verifikon respektimin e garancive ligjore për çdo të shoqëruar dhe të ndaluar: afatet ligjore, aksesin te avokati, njoftimin e familjarëve dhe kushtet e mbajtjes.”

Avokati i Popullit thekson se po dokumentohen dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës.

“Po dokumentohen gjithashtu dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës. E drejta për protestë paqësore, e drejta për shëndet dhe garancitë e lirisë personale duhet të respektohen në çdo rrethanë”, theksohet më tej në njoftimin e Avokatit të Popullit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion