Protesta, Noka: Banditët me uniformë kërkojnë të kërcënojnë opozitën

Aktualitet

Protesta, Noka: Banditët me uniformë kërkojnë të

Që prej orës 17:00, vijon protesta e opozitës siç ishte paralajmëruar prej ditësh.

Flamur Noka në një prononcim për gazetarët shprehet se opozita është në të drejtën e saj dhe po përmbush misionin e saj.

Ndër të tjera ai thotë se qeveria është e tmerruar dhe për pasojë po çliron duf ndaj qytetarëve.

“Ne jemi në të drejtën tonë. Po përmbushim misionin e opozitës. Banditët me uniformë kërkojnë të kërcënojnë opozitën. I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, largoni duart nga qytetarët. Ky është një mesazh që ua përcjell sot nga ky vend.

Ata janë të tmerruar dhe çlirojë duf nga qytetarëve. Asgjë nuk mund të na ndalojë! Jo kriminale, mercenarë, askush nuk na ndalon dot. Ju them ‘bëni kujdes”, u shpreh Noka.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion