Protesta në Patos-Marinzë për qiratë/ Banorët kërkojnë zbatimin e kontratave, paralajmërojnë lëvizjen e radhës

Aktualitet

Protesta në Patos-Marinzë për qiratë/ Banorët
Banorët e zonës së Patos-Marinzës po vijojnë qëndresën përmes disa protestave radhazi, duke këmbëngulur në zbatimin e kontratave të qirasë së tokës nga kompania “Bankers” deri në vitin 2029.

Sipas banorëve, marrëveshjet ekzistuese parashikojnë një pagesë prej 4 milionë lekësh në vit për një dynym tokë, por ata pretendojnë se kompania nuk po i përmbush detyrimet e saj ligjore.

Protestuesit kërkojnë që pagesat e qirasë të vijojnë rregullisht sipas kontratës aktuale. Përveç zbatimit të marrëveshjes deri në vitin 2029, konflikt përbën edhe vlera e qirasë pas këtij viti:

Kërkesa e banorëve është rritja e pagesës në 6 milionë lekë për dynym pas vitit 2029. Sakaq, banorët shprehen se kompania ka propozuar uljen e qirasë në 2 milionë lekë për dynym.

Përplasja mes palëve është përshkallëzuar mbrëmjen e kaluar, ku rreth 20 banorë u ngujuan brenda zyrave të kompanisë “Bankers” dhe qëndruan aty deri në orën 04:00 të mëngjesit. Ata u larguan nga ambientet e zyrave vetëm pasi iu komunikua se do të zhvillohen bisedime për adresimin e kërkesave të tyre.

Megjithatë, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen. Ata kanë paralajmëruar se, nëse nuk marrin pagesën e qirasë sipas kontratës, duke nisur nga nesër do të bllokojnë hyrjen e punonjësve të kompanisë në tokat që i kanë dhënë me qira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion