Protesta në derën e SPAK, banorët e Baks-Rrjollit: Na grabitën tokat ish-zyrtarët e Kadastrës

Aktualitet

Protesta në derën e SPAK, banorët e Baks-Rrjollit: Na

Nga protestat që kanë mbajtur në fshatin e tyre, banorët e Rrjollit e zhvendosën reagimin e tyre në SPAK, kundër ndërtimit të një resorti në këtë zonë.

Ndonëse banorët e Rrjollit në Velipojë kanë kërkuar vazhdimisht hetime nga prokuroria, përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme, tashmë protesta e tyre është përshkallëzuar.

Përveç tubimit, ata kanë dorëzuar edhe dokumente shtesë në strukturën e posaçme.


Banorët akuzojnë emra konkretë për tjetërsimin e pronave të fshatit të tyre. Ata insistojnë se prona është tjetërsuar përmes praktikave të falsifikuara dhe se, sipas tyre, në këtë proces janë të përfshirë njerëz me pushtet.

Ditët e fundit, banorët kanë vijuar protestat në fshatin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion