Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Tani do jemi më kreativë

Aktualitet

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve:

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do të mbahet më datë 28 shkurt.

Kryedemokrati nuk përjashtoi skenarin e bllokimit të rrugëve, duke shtuar se do jetë kreative.

Ai u pyet nga gazetarët se si do të zhvillohet protesta, ku u përgjigj se ‘do të jetë ndryshe’, teksa theksoi se ‘asgjë nuk përjashtohet’.

Pyetje: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?

Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Pyetje: Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion