Protesta dhe seanca në 10:00/ Blindohet zona rreth Parlamentit! Bllokohen pedonalja dhe kalaja

Një gardh metalik është vendosur në hyrjen e Parlamentit, teksa pritet që në orën 10:00 të nisë seanca e sotme.
Po ashtu në orën 10:00 është thirrur tubimi i radhës nga protestuesit, të cilët do të shprehin revoltën e tyre sërish pranë Kuvendit, pas episodeve që u shoqëruan me dhunë policore ditën e martë.
Raportohet se janë marrë masa të rrepta sigurie në zonën përreth Parlamentit, teksa ka një bllokim të zonës së pedonales dhe kalasë së Tiranës, ku mund të kalojnë vetëm deputetët.
Sakaq, deputetë të Partisë Socialiste janë parë që në këtë orë të hyjnë në ambientet e Parlamentit, për të shmangur përballjen me protestuesit.
Në pamjet e siguruara janë pikasur deputetët Igli Hasani dhe Lindita Nikolla deri më tani.