Procesi gjyqësor ndaj Plarent Ndrecës/ “Akuza, e paqartë”, mbrojtja kërkon kohë për t’u njohur me provat, Gjykata shtyn seancën

Aktualitet

Procesi gjyqësor ndaj Plarent Ndrecës/ “Akuza, e

Në seancën e sotme, mbrojtja e Plarent Ndrecës kërkoi kohë për t’u njohur me argumentet dhe provat që SPAK paraqiti lidhur me pretendimet për shkelje të barazisë në tendera.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën dhe vendosi që shqyrtimi i mëtejshëm të vijojë më 5 mars në orën 11:00.

Avokati i Ndrecës kërkon nga Gjykata e Posaçme shpalljen e moskompetencës së çështjes:

Ermal Yzeiraj, avokati:  Kjo gjykatë nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje, akuza është e paqartë. Me ndryshimet e nenit 75 të Kodit të Procedurës Penale, GJKKO gjykon krimet bazuar në nenin 258. Mbi 800 mijë lekë, kompetente për shqyrtimin e kësaj shume është kjo gjykatë, përndryshe nën 800 mijë lekë do duhet shqyrtuar nga gjykatat e zakonshme. Kemi dy procedura, por sa është vlera e tyre?  para ka vlerën zero. Edhe me dokumentacion. Procedura e dytë ka vlerë, por nuk ka konkurrencë. Nëse nuk ka konkurrencë, nuk shkelet barazia e pjesëmarrjes në tendera. Prokuroria thotë se i njëjti qëllim kriminal përbashkon të dyja procedurat. Ne këtu ndahemi, sepse lidhja nga prokuroria është logjike, por pa shkak ligjor. Këtu duhet të prevalojë institucioni përgjegjës, APP (Agjencia e Prokurimit Publik). Pse nuk qëndron qëllimi që i ka bërë bashkë procedurat? Personat janë nga institucione të ndryshme, KVO-të. Që të kesh të njëjtin qëllim kriminal, do duhet që personat të kishin rënë dakord paraprakisht, por punonjësit janë bërë bashkë në mënyrë rastësore.

Plarent Ndreca: Akuza është e paqartë, konfuze. Por kjo vlen për këtë moment procedural, prokuroria është e paqartë sepse nuk thotë për çfarë tenderash akuzohem unë. Cila nga këto procedura është shkelur? Nuk ka pasur shpenzime të përcaktuara me fond limit në buxhetin e shtetit. Kemi një procedurë me konkurrim dhe një tjetër pa konkurrim. E para ka vlerën zero, me konkurs; tjetra me fond limit pa konkurrencë, në pamundësi për të shkelur barazinë në tendera. Referuar ndryshimeve të 2021 përfshihet edhe dekriminalizimi i procedurave tenderuese me vlerë zero.

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko: Ne kemi mbajtur qëndrimin tonë edhe në seancë paraprake dhe të pandehurit i është rrëzuar kjo kërkesë në atë fazë. Ne kemi vlerësuar që të dyja procedurat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ndaj e kemi akuzuar vetëm për një episod. Qëllimi final ka qenë paracaktimi i fituesit në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për periudhën 2019-2020, kur Ndreca në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, dyshohet se ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend.

Ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që pas auditimit të bërë, konstatoi fryrje të kostos reale të prokurimit publik, që përfshinte komisariatin e Mirëditës, komisariatin, nr 4 të kryeqytetit, atë të Vlorës e Pogradecit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion