Pritet rënie temperaturash dhe shi apo temperatura të larta? Moti sot, 14 shtator 2026

Aktualitet

Pritet rënie temperaturash dhe shi apo temperatura të larta? Moti
Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31°C në zonat bregdetare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk priten reshje, ndërsa era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare.

Në zonat bregdetare temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 31°C, ndërsa në vendet e ulëta pritet të shënohen vlera nga 15°C deri në 30°C.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 25°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore pritet që për momente të jetë e fortë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion