"Prita 5 orë ta takoja"/ I moshuari nga Pogradeci përqafon Ramën: Je lideri më i mirë në botë!

Aktualitet

"Prita 5 orë ta takoja"/ I moshuari nga Pogradeci përqafon

Një banor i fshatit Homçan, Pogradec arriti të takonte kryeministrin Edi Rama pas takimit me drejtuesit politikë të qarqeve të PS.

I moshuari Çelnik Shtupalli, tregon për mediat se priti rreth pesë orë me shpresën për të takuar kryeministrin dhe kryebashkiakun, për t'i falënderuar për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur më parë.


Pas një mbledhjeje shtatë-orëshe me drejtues politikë të qarqeve, Rama kërkoi që të organizohej një takim me të.

“I thashë kryeministrit për të bërë rrugën e fshatit Homçan. Populli është i vuajtur shumë prej baltës dhe prej rrugës së keqe. Prandaj i fola kryeministrit, që e mata rrugën dhe është katër kilometra.

E kisha besimin që mund të më takojë sepse unë i kam vajtur edhe herë të tjera dhe ia shtrova përfundimisht këtë problem për të bërë rrugën me asfalt.

Kryetari i Bashkisë më ka thënë që do e bëjmë, por unë iu drejtova Edi Ramës. Faleminderit shumë Edi Ramës se i tha Ilirit, t'ja bësh rrugën me asfalt. Jam shumë i gëzuar.

E përqafova dhe i thashë: ti je lider i politikës më i mirë në botë, se ke bërë shumë për Shqipërinë”, thotë i moshuari.

ME TE LEXUARAT