Priste 294 kg kokainë nga Brazili, prangat 34-vjeçarit shqiptar

Aktualitet
Priste 294 kg kokainë nga Brazili, prangat 34-vjeçarit shqiptar
ilustrim

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas përfshirjes në trafikun e kokainës.

Shqiptari ishte në pritje të 294 kilogramëve kokainë, që ishin kapur në portin e Montuar de Bretagne në Francë, brenda një kontenieri të ardhur nga Brazili.

Informacionet që ishin marrë në rrugë operative kishin zbuluar ngarkesën dhe pritësin, që ishte një shqiptar 34-vjeçar.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti nga autoritetet franceze, pasi ata e cilësojnë si njeriun që do të merrte sasinë prej gati 300 kilogramësh kokainë.

Ai është kapur në qytetin e Modena, Itali, nga policia lokale dhe më pas është dërguar në qeli në pritje të ekstradimit drejt Francës ku edhe do të vendoset nën akuzat e trafikut të drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion