Talebanët pretendojnë se sunduan edhe Panjshirin, forcat e rezistencës përgënjeshtrojnë deklaratën

Zëdhënësi i talebanëve ka deklaruar se grupi i tyre ka bërë të mundur marrjen nën kontroll edhe të Panjshir. Kjo provincë, ishte e vetmja të cilën ata nuk e kishin sunduar. "Me këtë fitore, vendi ynë është nxjerrë plotësisht nga bataku i luftës", tha një zëdhënës i talebanëve.
Por, NFR e ka mohuar këtë, duke përgënjeshtruar deklaratën e talebanëve. "Nuk është e vërtetë, talebanët nuk e kanë kapur Panjshirin, unë po hedh poshtë pretendimet e talebanëve. Forcat NRF janë të pranishme në të gjitha pozicionet strategjike përtej luginës për të vazhduar luftën. Ne sigurojmë afganët se lufta kundër talebanëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojë derisa të mbizotërojë drejtësia dhe liria," tha zëdhënësi i tyre.
Fotografitë në mediat sociale treguan luftëtarët talebanë para portës së kompleksit të guvernatorit të provincës. Ndërkohë kujtojmë se talebanët morën nën kontroll Afganistanin më 15 gusht. Që nga ajo ditë, vendi ishte në kaos, pasi shumë afganë kërkonin të largohen, dhe disa prej tyre ëndrra iu bë realitet, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jetojnë me frikë.


