“Presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje”, Dumani “qahet” për “malin” me dosje në SPAK: Të caktohet një ekspert…

Aktualitet

“Presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje”, Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se një shqetësim për këtë strukturë të posaçme është numri i lartë i dosjeve të martuara.

Gjatë raportimit të tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë adresuar në Kuvend.

“Shqetësuese për SPAK ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Pritet që projekti i asistencës të caktojë një ekspert që të ndihmuar në çështjet e mbartura.

Kemi adresuar edhe disa problematika, një prej tyre mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje.

Mungesa e këshilltarëve ligjor është një tjetër problem. Adresimi i ngarkesës së shtuar, po ashtu është një problem.

Po shohim dhe shtimin e hetuesve të BKH, shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm si dhe nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete të huaja”, u shpreh Dumani.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion