Prej më shumë se 30 orësh vijon zjarri në Pilur! Zjarrfikëset në luftë me kohën, flakët po përparojnë në zonën e Porto Palermos

Aktualitet

Prej më shumë se 30 orësh vijon zjarri në Pilur!

Prej më shumë se 30 orë vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur të Bashkisë së Himarës vijojnë të jenë aktive.

Edhe pse për shuarjen dhe izolimin e flakëve është punuar si nga toka ashtu dhe nga ajri zjarri është aktiv ende, duke djegur shkurre dhe pemë që ka kodrat e këtij fshati.

Ndërkohë deri në mesditën e djeshme helikopteri ka vijuar të hedhë ujë për të shuar flakët, por zjarri i ndihmuar dhe nga era është aktiv.

Zjarrfikëset dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontroll zjarrin që mos të përparoj drejt zonave të banuara, ndërkohë që në orët e para të ditës së sotme drejtimi i flakëve po përparon drejt zonës së Porto Palermos.

Forcat e armatosura kanë mbërritur në ndihmë të zjarrfikëseve të Himarës, ndërkohë që pritet që dhe sot helikopteri të hedhë ujë për shuarjen e flakëve.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion