Policia ndalon makinën në Korçë, pasagjeri hedh qesen me dro'gë, kapet me thi'kë, pranga i riu

Aktualitet

Policia ndalon makinën në Korçë, pasagjeri hedh qesen me
Një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike është zhvilluar në Korçë, ku një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga, ndërsa drejtuesi i automjetit po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve, mbrëmjen e djeshme policia ndaloi një automjet me dy persona. Gjatë kontrollit, pasagjeri hodhi një qese me një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis sativa. Më pas, gjatë kontrollit fizik ndaj tij, efektivët i gjetën edhe një thikë që e mbante me vete.

Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua, por u ndoq nga efektivët, të cilët më pas konstatuan lëndën narkotike dhe armën e ftohtë.

Në pranga u vu 31-vjeçari E.B., banues në Vlorë, ndërsa drejtuesi i automjetit, E.S., banues në Korçë, po hetohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion