Elbasani zgjohet i ALARMUAR/ Operacion antidrogë në qytet, 20 urdhërarreste dhe ...

Aktualitet

Elbasani zgjohet i ALARMUAR/ Operacion antidrogë në qytet, 20

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Aksioni është shtrirë në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si edhe në bashki të tjera përreth.

Sipas burimeve jo zyrtare nga terreni, kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në banesa dhe objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm. Raportohet se forcat e policisë po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të goditur rrjete të mundshme të shpërndarjes së narkotikëve në këtë zonë.

Kontrollet po kryhen në Prrenjas, Librazhd e Elbasan, si dhe në disa bashki të tjera të qarkut.

Mësohet se me vendim të Gjykatës janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, ndërsa janë ndërmarrë edhe masa ndalimi ndaj disa personave të dyshuar. Operacioni vijon ende dhe pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion