Policia kontrolle në Tiranë, disa persona të arrestuar me k*k*inë e kanabis

Aktualitet

Policia kontrolle në Tiranë, disa persona të arrestuar me

Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë dhe ka arrestuar disa persona, të cilët posedonin kokainë dhe kanabis.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 30 vjeç, pasi më datë 09.02.2024, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjetën 86 gramë Cannabis;

Po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 28 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi Kokaine dhe një sasi Cannabisi;

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi K.B,31 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr.1, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike Kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.7, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

 

 

ME TE LEXUARAT