Policia kriminale shqiptare zbarkon në Londër, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Policia kriminale shqiptare zbarkon në Londër, zbulohet arsyeja

Fuqizimi ndër vite i grupeve shqiptare të krimit të organizuar shton shqetësimin e autoritetet britanike.

Të vetëdijshëm se këtë betejë nuk e fitojmë të vetëm kanë kërkuar dhe nisur bashkëpunimin me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe me Drejtorinë e Kufirit në vendin tonë.

Burime nga agjencitë ligjzbatuese britanike i thanë gazetarit të Top Channel se ditët e fundit ndodhen në Londër disa zyrtarë  të Departamentit të Policisë Kriminale.


Vetë Drejtori Departamentit të Policisë kriminale Neritan Nallbati po zhvillon disa takime koordinative me britanikët në hartimin e një strategjie të përbashkët për të goditur grupet kriminale shqiptare.

Kjo strategji po koordinohet me Adam Ball drejtues  i Projektit te Policive Britanike për luftën ndaj Krimit të Organizuar.

Peshën më të madhe të zbatimit në terren do ta ketë Policia Metropolitane e Londrës pasi në kryeqytetin britanik komuniteti shqiptar kap shifrën e mbi 50.000 personave.

Neritan Nallbati mësohet se ka zhvilluar një vizitë në komisariatin policor të Wood Green në veri të Londrës njohur si “kryeqyteti” i shqiptarëve të Londrës, pasi prej 1998 aty jetojnë mijëra shqiptarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion