Policia gjermane arreston 5 shqiptarë, ja për cfarë akuzohen

Aktualitet

Policia gjermane arreston 5 shqiptarë, ja për cfarë akuzohen

Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Qarkut Schëerin ne Gjermani me kërkesë të Prokurorisë publike.

Sipas informacioneve, mesohet se shqiptarët të moshës 22 deri në 42 vjeç u arrestuan pasi dyshohen për marrëdhënie të lidhura me bandat e kanabisit dhe kultivimin në sasi të mëdha.

Disa kontrolle u kryen në Bad Kleinen dhe Gadebusch në emër të zyrës së prokurorit publik.

Gjatë bastisjeve u zbuluan dy plantacione kanabisi me gjithsej 540 bimë kanabis dhe gati 260 fidanë të tjera kanabisi.

Gjate aksionit, u sekuestruan pajisje profesionale për mbarështim dhe para.

ME TE LEXUARAT