Pogradec/ Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Aktualitet

Pogradec/ Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të

Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip Range Rover.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1 të Pogradecit, ku mjeti tip është djegur thuajse plotësisht.

Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit.

Ky i fundit ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme ndërsa ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët.

Nga ana e grupit hetimor po bëhet kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe janë marrë kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen pasi ka dyshime që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.

Megjithatë shkaku i zjarrit nuk konfirmohet ende zyrtarisht.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion