Pogradec, kamioni përplaset dhe godet transformatorin e energjisë, mbi 200 familje mbeten në errësirë

Aktualitet

Pogradec, kamioni përplaset dhe godet transformatorin e energjisë, mbi

Mbrëmjen e ditës së sotme një kamion është përplasur dhe ka dëmtuar transformatorin e energjisë në fshatin Bucimas të Pogradecit.

Grupet e punës se OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje se bashku me policinë e shtetit të cilët janë angazhuar për te gjetur drejtuesin e mjetit.

Dëmi në transformator është i madh dhe do të kërkoje disa orë punë për tu riparuar. Sipas informacioneve, OSHEE po shqyrton mundësinë për vendosjen e një transformatori të ri.

Sakaq mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në momentin e goditjes edhe pse transformatori ndodhet pranë banesave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion