Po u ikte karabinierëve me 25 kg kokainë! Shqiptari përplaset me shtyllën, humb jetën në vend

Aktualitet

Po u ikte karabinierëve me 25 kg kokainë! Shqiptari përplaset me

Një shqiptar 38-vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Nettuno, afër Romës, ndërsa po tentonte të arratisej nga patrullat e policisë italiane.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur dy automjete kaluan me shpejtësi të madhe përpara dy patrullave të policisë.

Agjentët nisën menjëherë ndjekjen e automjetit të parë, i cili u ndalua pak pas kësaj dhe kishte brenda një 26-vjeçar italian.

Patrulla tjetër ndoqi makinën e dytë, një Fiat Cinquecento, e cila vazhdoi të ikte deri sa hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt, raportojnë mediat italiane. 

Makina vazhdoi udhëtimin, dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë telefoni dhe u rrotullua. Nga automjeti, sipas hetimeve të autoriteteve, doli një çantë e madhe në të cilën u gjetën 23 paketa me gjithsej 25 kg kokainë.

Policia iu afrua për të ofruar ndihmë, por për burrin nuk pati asnjë mundësi shpëtimi: ai kishte vdekur. Trupi i tij u dërgua në Policlinico Tor Vergata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion