Po peshkonte te “Ura e Zogut”, 17-vjeçari mbytet në lumin e Matit, detajet
Lajmifundit
/
31 Maj 2023, 17:17
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te “Ura e Zogut” në lumin Mat, ku një 17-vjeçar është mbytur dhe ka ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se viktima është një 17-vjeçar nga Fushë-Miloti, i cili ka qenë duke zënë peshk në brigjet e lumit.
Duket se për nxjerrjen nga lumi të trupit të viktimës, është e nevojshme ndihma e polumbarëve.
Ndërkohë në vendngjarje janë mbledhur shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


