Po peshkonte në lum, 55-vjeçari në Durrës bie në kontakt me telat elektrik dhe ndërron jetë
Lajmifundit
/
19 July 2021, 19:11
Aktualitet

Një 55-vjeçar me iniciale A.Ç ka rënë në kontakt me telat elektrike dhe ka humbur jetën. Mësohet se 55-vjeçari, banues në fshatin Jubë, Sukth, po peshkonte në lumin Erzen në momentin e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë
Durrës- Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


