“Po më vdes çupa ore”, adoleshentja drejt Traumës në gjendje të rëndë, babai shoqërohet në polici

Aktualitet

“Po më vdes çupa ore”, adoleshentja drejt Traumës

17-vjeçarja transportohet drejt Traumës nga spitali i Vlorës, në gjendje të rendë.

Forca të shumta të policisë por dhe drejtori i policisë kanë shoqëruar babanë e vajzës, ndërkohë që babai i vajzës ka kundërshtuar shoqërimin e tij me forcë, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë të shoqëronte vajzën e tij.

Saimir H., babai i vajzës, ka vijuar të kundërshtojë dhe forcat e policisë së Vlorës kanë përdorur forcën dhe e kanë futur në makinë.

“Po më vdes çupa ore”, dëgjohet ai të thotë.

Dyshohet se para ngjarjes vajza ka pasur një konflikt me të atin, por nuk dihen më shumë detaje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion