Po kalonte kufirin, policia i gjen gruan e FSHEHUR në riomorkion e mjetit! Ja çfarë u zbulua...

Aktualitet

Po kalonte kufirin, policia i gjen gruan e FSHEHUR në riomorkion e mjetit!

Një 41-vjeçar turk është proceduar penalisht në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. Sipas policisë, shtetasi me iniciale S.A. ishte kapur duke fshehur një shtetase të huaj në rimorkion e mjetit që po drejtonte, me qëllim kalimin e saj të paligjshëm në territorin shqiptar.

Forcat e rendit kanë zbuluar veprën pas kontrollit të imtësishëm të mjetit, ku ishte evidentuar prania e personit të fshehur. Pas arrestimit, S.A. është proceduar dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Procedohet S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio, një shtetase e huaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion