Po futeshin në Itali nga kufiri slloven me qëllim trafikimin e armëve, arrestohen 2 shqiptarët

Aktualitet

Po futeshin në Itali nga kufiri slloven me qëllim trafikimin e

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të armëve.

Sipas mediave italiane, dërguesi i dyshuar i arsenalit u ndalua në Shqipëri, në zonën e Hanit të Hotit.

Aksioni i Guardia di Finanza nisi pas një kontrolli të një minivani me targa shqiptare që po hynte në Itali nga pika kufitare sllovene Sant’Andrea.

Në mjet ndodheshin 6 pasagjerë dhe shoferi, të gjithë shqiptarë.

Shoferi shfaqi nervozizëm gjatë kontrollit, çka ngjalli dyshime tek policia. Kontrolli i bagazheve zbuloi tre Kalashnikovë AK-47 të fshehura në një valixhe, ndërsa nga kontrollet e mëtejshme u zbuluan edhe dy pushkë të tjera, pesë karikatorë dhe 356 fishekë.

Armët, fishekët dhe telefonat celularë të të arrestuarve u sekuestruan si prova materiale, ndërsa dyshohet se hetimet ndërkombëtare do të çojnë në arrestime të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion