“Plumbi i Artë”/ GJKKO kthen pas dosjen, mangësi në dosjen e SPAK për Talo Çelën

Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ GJKKO kthen pas dosjen, mangësi në

Gjykata e Posaçme kthen pas dosjen për Talo Çelën, duke i lënë detyrë SPAK që të plotësojë aktet për vrasjen e Beratit.

Ndërkohë që vendosi të kalojë për gjykim Nuredin Dumanin me kompani.

Talo Çela ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit Irfan Azizi. Ngjarja ndodhi në nëntor të 2019 përpara një karburanti, që është në pronësi të biznesmenit.

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ndërkohë që rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të 2019. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion