Plas kriza në Universitetin e Arteve: Pedagogët paralajmërojnë bojkot
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 20:25
Aktualitet

Pedagogët e Universitetit të Arteve kanë njoftuar nisjen e një bojkoti, duke shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës si po menaxhohet institucioni.
Sipas tyre, drejtuesit nuk po zbatojnë vendimet e strukturave akademike, duke penguar proceset e promovimit dhe avancimit të stafit.
Kjo situatë ka sjellë tensione të forta brenda universitetit dhe ka shtyrë trupën akademike të ndërmarrë hapa proteste.
Bojkoti pritet të nisë nesër në orën 10:00, ndërsa pedagogët kërkojnë respektimin e rregullave dhe funksionimin normal të proceseve akademike.


