Plagosja në Shkodër, policia: Po punojmë fort për kapjen e autorit

Aktualitet

Plagosja në Shkodër, policia: Po punojmë fort për kapjen e

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen në qytetin verior të shtetasit Vladimir Bruçi.

Efektivët e Shkodrës shprehen se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, duke shtuar se po punohet për kapjen e autorit. Ndërsa, i plagosuri ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion