Plagosi me armë 35-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar, Nikolla Agolli

Aktualitet

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori i

Pak momente pas plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos në Pogradec, Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, bashkë me një person të dytë që e shoqëronte.

Burime policore konfirmojnë se Nikolla Agolli është kapur në zonën e Prrenjasit. Plagosja ka ndodhur në lagjen nr. 3 pasditen e sotme (29 qershor).

Policia tha se ata e kanë lënë mjetin e tyre në Qafë-Thanë dhe janë larguar me një furgon, ku dhe u lokalizuan e kapën në zonën e Prrenjasit.

Syzo mori plagë në këmbë, pa rrezik jete dhe po trajtohet në spital. Shkak dyshohen konfliktet e vjetra dhe hakmarrja për një plagosje.

Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhane. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar të 2025.

 

ME TE LEXUARAT