Plagosi në Athinë ushtarakun grek, arrestohet në Francë 39-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Plagosi në Athinë ushtarakun grek, arrestohet në Francë

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritet greke, është arrestuar nga policia franceze.

Bëhet djalë për Dritan Rekën, i cili u vendos në pranga në Lion të Francës, pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë 10 shtator 2023 në Petroupoli të Athinës, ku u tentua që të vritej qitësi profesionist i Marinës Ushtarake greke Konstantino Fotopoulo.

Çfarë ndodhi mes 39-vjeçarit shqiptar dhe ushtarakut grek?

Gjithçka nisi pas një debati mes Rekës dhe Fotopoulos jashtë loklait të natës “Mylos Club” në Petroupoli të Athinës. Filimisht 39-vjeçari është larguar nga lokali dhe më pas është rikthyer dhe ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka hapur zjarr ndaj ushtarakut duke e lënë të plagosur në këmbën e majtë.

Më pas Reka është larguar në vendngjarja dhe është autoritet greke dyshonin se u arratis drejtë Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion