Plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, arrestohet 39-vjeçari në Berat

Aktualitet

Plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, arrestohet

Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të shpejtë të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion