Plagosi me thikë kunatin dhe i dëmtoi makinën, vihet në pranga 38-vjeçari vlonjat

Vihet në pranga 38-vjeçari i cili dyshohet se plagosi me thikë, kunatin e tij, ditën e djeshme, në lagjen “24 Maji”, në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme më 3 korrik, ndërsa ende nuk dihen motivet se përse 38-vjeçari G.K. sulmoi kunatin e tij 29-vjeçar, R.D.
“U arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.


